Në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendor Demokratë, Sali Berisha iu ka dhënë porosi kryetarëve të bashkive të drejtuara nga të zgjedhurit demokratë që të bashkëpunojnë edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj.
Berisha kërkoi që të kundërshtohet rritja e taksave, ndërsa kërkoi vendosjen e minimumit jetik pasi është e një rëndësie vendimtare.
“Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave.
Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore.
Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj.