Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari që u gjet pajetë në dhomën e hotelit është Laçi Pirro nga Korça.
I riu është gjetur i pajetë nga punonjësja e hotelit.
Mësohet se ai kishte pronotuar për të qëndruar në hotel për tre ditë e madje sot do të largohej.
Sipas burimeve policore aktin e vetëvrasjes 37-vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme.
Sot ka shkuar punonjësja e hotelit për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37-vjeçarin pa jetë.
Aktin bëhet e ditur se e ka kryer me anë të një litari pasi i janë gjetur shenja të tilla.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./m.j