• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familjet shqiptare të narkotrafikut u tradhëtuan nga korrieri italian. Nëna këshilloi djalin: Mos i beso askujt!

by Java News
16/09/2023 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në hetimin që çoi në arrestimin e 16 shqiptarëve në Itali në një rrjet të gjerë të trfikut të drogës, zbulohet se qëndronin dy familje mafioze shqiptare, Lusha dhe Goseni.

Droga shitej me kilogramë, me korrierë që furnizonin grupet e trafikut të drogës dhe nga fitimi i këtij aktiviteti, paratë investoheshin në biznese të ndryshme në Shqipëri në formën e pastrimit. informon Gazeta Si.

Mediat italiane zbulojnë se në krye të trafikut qëndronin Shkëlqim Lusha, 57 vjeç dhe Eduart Goseni, 49 vjeç,  si personat kryesorë të arrestuar gjatë aksionit antidrogë të policisë në Milano në operacionin e 13 shtatorit, ku ranë në pranga 24 persona. Dy shqiptarët, dyshohet se janë përfaqësues të dy familjeve që kontrollonin trafikun e drogës.

Rrjeti kriminal sipas “Corriere Della Sera”, ka shitur qindra kilogramë drogë në Milano dhe rajonin veriot të Lombardisë.

Hetimet nisën pas arrestimit në vitin 2020 të korrierit Daniele Carra, 57 vjeç (nga Pandino, Kremona), në Zvicër me 5.9 kilogramë heroinë, i cili vendosi të bashkëpunojë me policinë.

Carrà nuk ka përvojë dhe kur përfundon në burg vendos të bashkëpunojë: “Kam filluar të shes drogë në vitin 2019 për të fituar para”, – dëshmoi ai për hetuesit italianë.

Historitë e tij do të përputhen me bisedat, të dhënat e përgjimeve telefonike dhe bisedat në duart e karabinierëve.

Shqiptarët i mbanin gjithmonë llogaritë me një organizatë të ngjashme me atë të krimit të organizuar italian.

Dhe në fakt, si në një histori mafioze, në një moment, është nëna e Eduart Gosenit, Dëshira, ajo që nxiton të vijë nga Shqipëria në Itali për të ndihmuar djalin e saj pas arrestimit të Carra-s.

Jo vetëm për ta ngushëlluar, por për ta “ndihmuar” në organizimin e trafikut të drogës. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke…”, këshillon ajo të birin.

“Me këto para? Por as një gram, thuaji që ta harrojë…”, urdhëron ajo Eduartin në drejtimin e një negociate. Gjatë operacionit të policisë italiane, u sekuestruan 12 kilogramë kokainë dhe gati 50 mijë euro cash.

Dy persona të tjerë përfunduan në qeli pasi iu gjet drogë në shtëpi. Një nga të dyshuarit, një 31-vjeçar maroken, ishte viktimë e një prite me armë në Paderno Dugnano mbrëmjen e 12 marsit, por pa u lënduar.

Qarkullimi i grupit është i madh. Sa për të dhënë një shembull, falë një fletoreje, ku mbaheshin llogaritë, hetuesit kanë rikonstruktuar të paktën një pjesë të shitjeve: 544.500 euro.

Për këtë arsye edhe gjyqtari hetues Mattia Fiorentini ka urdhëruar sekuestrimin “për ekuivalent” të pasurisë së bandës.

Pas një udhëtimi në Kalabri, një nga të arrestuarit tha: “Ishin njëqind kalabrezë dhe vetëm një shqiptar. Do ta shihni nesër se çfarë do të bëj, do të shkoj të marr atë pampampam (armën) dhe do ta mbaj me vete si dikur. Unë nuk do t’u dorëzohem atyre i gjallë, më mirë të vras veten”./m.j

Next Post
“Nxori socialistët nga shkretëtira”/ Nano feston ditëlindjen, Rama uron liderin historik: E mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta

"Nxori socialistët nga shkretëtira"/ Nano feston ditëlindjen, Rama uron liderin historik: E mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In