Pas tërmetit shkatërrues në Marok që la të vdekur më shumë se 2 mijë persona, Real Madridi bëri një gjest madhështor. Klubi madrilen gjeti 14-vjeçarin Abdul Rahim Awhida dhe e solli atë në Spanjë për ta integruar në akademinë e lojtarëve të rinj. Awhida u bë i famshëm pasi dha një intervistë për një televizion teksa mbante veshur fanellën e Real Madridit duke folur shkurtimisht rreth asaj që ndodhi pas tërmetit.
Në videon që theu zemrat e shumë personave anembanë botës, shihet Awhida duke fshirë lotët me fanellën e Real, ku në tragjedinë që ndodhi në Marok ai humbi pesë anëtarë të familjes, babain, nënën, dy vëllëzërit dhe gjyshin.
Real Madridi menjëherë kontaktoi me televizionin në fjalë (Al Arabiya) duke i kërkuar informacion rreth tij, ku arritën që të kontaktojnë me xhaxhain e djaloshit dhe ta sjellin atë në Spanjë.
Abdul u pa shumë i shqetësuar gjatë intervistës, ku ai tha se dëshiron që ta plotësojë ëndrrën e babait të tij për t’u bërë mësues ose doktor. Kjo mundësi tani i është dhënë atij nga Real Madridi, të cilët do ta lejojnë djaloshin të bëhet pjesëtar i akademisë së tyre në mënyrë që të luajë futboll, në të njëjtën kohë duke i ofruar mbështetjen e tyre në rrugën e avancimit të tij si nxënës.
Real Madrid has already located the Moroccan boy who lost his family in the earthquake.
It has been confirmed by the boy himself, who’ll be able to continue studying in Spain thanks to Real Madrid. @jpedrerol pic.twitter.com/TDwvqnrbiH
— Madrid Zone (@theMadridZone) September 14, 2023