Historia e Melania Trump është si një përallë. Vogëlushja e lindur në shtetin komunist të Sllovenisë, atëherë Jugosllavi, ëndërronte të bëhej e famshme.
Me shumë vështirësi ajo arriti të futej në botën e modelingut, por sapo futi këmbën e ndjeu që ishte në botën e saj. E lindur në Sevnica, në 26 prill të 1970 nën regjimin komunist të Titos, tashmë ish-modelja mund të zërë vendin e Michelle Obama, Zonja e Parë e Amerikës.
Paksa ironike që një vajzë e lindur në një ndër shtet më te egra komuniste të jetë Zonja e Parë e shtetit më demokratik në botë.
Pas një karriere të suksesshme në botën e modës ajo ra në sytë e Donald Trump, një miliarder qejfli femrash të bukura dhe i tërhequr shumë nga modelet, pasi edhe gruaja e parë Ivana kishte një të shkuar si modele. Melania dhe Trump u martuan rreth 10 vjet më parë dhe kanë bashkë një fëmijë, Barron.
Bukuroshja sllovene deri tani ka preferuar të qendrojë larg fushatës së Donald Trump, por ndoshta miliarderi ka menduar që ta ketë “as nën mëngë”, dhe ta hedhë në “betejë” kur të ashpërsohet loja. Me një femër si Melania në krah, pikët e Trump do të rriteshin ndjeshëm./ Reppublica.it / Tema