Nuk resht së falënderuari Shqipërinë, shqiptarët që e strehuan dhe kardiokirugun që i bëri operacionin në zemër.
Sergey Lamin 62 vjeç, është një shtetas ukrainas dhe që prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Fati e deshi që, për shkak të problemeve në zemër të mbërrinte me autoambulancë nga qyteti i Vlorës ku është vendosur me familjen e tij në Urgjencën e Kardiologjisë në QSUT, ku burrë e grua e menduan edhe të keqen, si dy njerëz që kishin vetëm njëri tjetrin të në një vend të huaj.
“Pata fatin të më operonte profesori dhe ja ku jam jam shumë mirë“, -shprehet ukrainasi për TCH.
Sergey duhej te kryente bypass të cilin e mori përsipër kardiokirurgu Edvin Prifti, i cili që prej gati një viti është rikthyer në këtë shërbim.
Në Shqipëri kanë mbërritur dhe janë vendosur në qytete të ndryshme afro 6.200 shtetas nga Ukraina. Shumë të tjerë janë larguar.
Qeveria shqiptare pak kohë më parë mori vendim se shtetasit ukrainas mund të qëndrojnë deri në një vit pa pasur nevojë të pajisen me leje qëndrimi./m.j