Bashkimi Europian fajëson Kosovën për dështimin e takimit të dialogut në Bruksel, ndërsa vlerëson palën serbe.
“Sot u mundova që të gjej zgjidhje për rrugën përpara duke u bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, Kurti nuk ishte i gatshëm që të lëvizë përpara dhe të fillojë që ta themelojë Asociacionin. Ai insistoi me njohjen de fakto të Kosovës. Ndërsa Vuçiç e ka pranuar propozimin tone”, njoftoi shefi i BE-së për politikë të jashtme, Hoze Borrel, në një konferencë pas bisedimeve.
Borrel foli edhe për krizën në veri të Kosovës duke kërkuar mbajtjen urgjente të zgjedhjeve në katër komunat e përfshira dhe dorëheqjen e kryetarëve aktualë shqiptarë.
Më herët ishte Vuçiç që foli i pari duke konfirmuar dështimin në përcaktimin e një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Vuçiç tha se në takim u diskutua edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, duke mbështetur idenë e dorëheqjes së kryetarëve shqiptarë. Gjithashtu paralajmëroi edhe një vizitë në Graçanicë të Kosovës./f.s