Ushtria ukrainase ka Çliruar 1.5 kilometra katrorë të tjerë territor në distriktin Robotyne, në drejtim të Melitopol, në rajonin Zaporizhzhia. Këtë e ka thënë zëdhënësi i forcave mbrojtëse të zonës Tavria, Oleksandr Shtupun, siç raporton RBC – Ukrainë.
“Ne vazhdojmë përparimin e vogël në distriktin Robotyne – tha ai për United News -. Rreth 1.5 kilometra katrorë të territorit tonë ukrainas janë çliruar.”
Në të njëjtën kohë, shtoi ai, “ushtria ukrainase zmbrapsi rreth 15 tentativa për sulme të armikut në zonën Maryinka.
/a.d