Antonio Conte raportohet se do të zyrtarizohet si trajner i Chelseat vetëm katër ditë pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Sipas “Sport Mediaset”, Conte do të zyrtarizohet te “Blutë” më 14 korrik, katër ditë pas finales së Evropianit.
46-vjeçari thuhet se tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe javën e ardhshme do të përfundojë të gjitha detajet. Ai ka udhëhequr Juventusin drejt tre kampionateve rresht para largimit më 2014 për të kaluar në postin e përzgjedhësit të Italisë.