Rezart Kthupi, këshilltar juridik i Partisë Demokratike, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, deklaroi se nesër në mbledhjen e këshillit Kombëtar, do të emërohen strukturat e reja të PD.
Kthupi deklaroi se zgjedhja e Lulzim Bashës edhe në krye të Grupit Parlamentar, është bërë duke ndjekur modelin e CDU-së.
I pyetur nga gazetarja Ola Bruko se kush e votoi Bashën për të qenë kreu i grupit, ai tha: Pse duhet të votohet?
Ndërkohë për Gazment Bardhin deklaroi se ky i fundit zgjodhi rrugën e tij politike, teksa shtoi se kërkoi që Grupi Parlamentar të merrte drejtimin e partisë.
“Pritet zgjedhja e strukturave të reja, shkarkimet janë bërë më 2 shtator, tani zgjidhen strukturat e reja, përfshirë dhe kreun e grupit parlamentar. Për të pasur një produkt të vlefshëm nga ana statutore duhet të ndiqen disa hapa dhe ato hapa janë ndjekur.
Grupi parlamentar është strukturë e partisë, jo e parlamentit… rregullorja e Kuvendit parashikon se grupet kanë një rregullore të brendshme. Në rastin konkret, ne kemi ndjekur modelin e CDU.
Pse duhet votuar që Basha të jetë edhe kreu i grupit parlamentare? Bardhi nuk është më, jo se është çështje pëlqime, por se është një rregullim i brendshëm në parti. Bardhi vendosi të bëjë një jetë të tij politike dhe vendosi që grupi parlamentar të bëjë partinë. Grupi nuk mund të kontrollojë partinë”, deklaroi ai./m.j