Dashi
Do të habiteni teksa do të shihni magjinë e rezultateve që do të merrni nga partneri/ja falë impenjimit tuaj maksimal. Vazhdoni më tej për të arritur më shumë qëllime. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat, ku pjesa më e madhe do gjejnë njeriun e ëndrrave. Financat do stabilizohen.
Demi
Nuk duhet ta merrni lehtësisht një të papritur që do të rrezikojë marrëdhënien tuaj në çift dhe mund të bëhet një problem serioz, i cili më pas do t’ju hajë shumë kohë për ta zgjidhur. Beqarët duhet të bëjnë kujdes nga disa persona që do i rrethojnë. Në planin financiar ka rrezik të dalin probleme.
Binjakët
Jeni shumë xheloz: jini më pak të tillë duke kuptuar arsyet e vërteta të partnerit/es. Në fund të fundit të gjithëve mund t’ju ndodhë të gabojnë. Beqarët më mirë t’i marrin gjërat shtruar, në të kundërt mund të kenë probleme. Financat do jenë të mira, pasi do dini si t’i menaxhoni.
Gaforrja
Provoni të sforcoheni sot për të besuar më shumë në marrëdhënien tuaj në cift, edhe pse mund të jeni zhgënjyer disa herë nga partneri/ja. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të gjejnë personin e duhur. Me financat tregohuni të matur.
Luani
Nëse mendoni që edhe sot ta kaloni ditën në rutinën që ju ka pushtuar prej disa kohësh, gaboni. Duhet të organizoheni me partnerin/en dhe ti dedikoni momente lumturie njeri-tjetrit. Beqarët do preferojnë të mbajnë statusin që kanë dhe nuk do pendohen për këtë. Në planin financiar nuk do stabilizoni dot situatën.
Virgjëresha
Mos mendoni se do t’ia dilni me pak fjalë dhe gjëra konfuze: do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi me partnerin/en. Nuk duhet ta lini pas dore çështjen. Beqarët më mirë të mos nxitohen për asgjë nëse nuk janë të sigurtë për hapat që do marrin. Me shpenzimet bëni kujdes.
Peshorja
Do të mund të verifikoni vlerën efektive të një propozimi që do t’ju bëhet gjatë kësaj faze nga njeriu i zemrës, por mos u tregoni të papërfillshëm. Beqarët nuk duhet të presin dashuri me shikim të parë, pasi kjo gjë është e pamundur. Financat nuk do jenë të këqija.
Akrepi
Të dashuruarit do të jenë gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien e tyre në çift me kalimin e kohës. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Përpiquni që të bëheni të dobishëm për njeriun tuaj të zemrës, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Beqarët do realizojnë takime interesante që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Financat do jenë delikate.
Bricjapi
Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi sot në sy të partnerit/es, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Beqarët do kenë një ditë të ngarkuar me punë dhe nuk do kenë kohë për dashurinë. Me financat do dini si të veproni.
Ujori
Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Njeriu i zemrës ka menduar një surprizë për ju e cila do t’ju magjepsë. Beqarët mund të fillojnë një lidhje të zjarrtë që do i bëjë të ndihen si në ëndrra. Financat nuk do jenë aspak të këqija.
Peshqit
Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos i besoni dikujt, i cili më pas mund t’ju vërë në vështirësi. Beqarët nuk do dinë çfarë të bëjnë që t’i shprehin ndjenjat personit që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar.