Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.
Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme.
Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.
E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë.
/f.s