Një mësues pedofil nga Swansea, Angli, është dënuar me 24 vjet burg për përdhunim ndaj të miturve. Tommy Allington, 25 vjeç, pasi kreu krimin, shpërndau imazhe në internet ku edhe u evidentuar si rast nga ana e autoriteteve britanike.
Policia zbuloi imazhet e para në Instagram, ndërsa pasi u fut në telefonin e autorit gjeti aty imazhe të tmerrshme të krimeve që ai kishte kryer.
Sipas Daily Mail, Allington kishte shkarkuar më shumë se 1500 foto të fëmijëve që abuzoheshin seksualisht. Ai kishte filmuar edhe krimin e tij, ndërsa më pas pamjet i kishte hedhur në një grup në Telegram, aty ku dyshohet se ishin anëtarë edhe persona të tjerë pedofilë.
Policia identifikoi fëmijën dhe kontaktoi më pas me prindërit. Nëna e identifikoi menjëherë djalin e saj, ndërsa më pas u shpreh se bota për të ishte “shembur”.
Tommy Allington u shpall fajtor për 17 akuza, mes të cilave përdhunim ndaj të miturve, sulm seksual ndaj të miturve dhe u dënua me 24 vite burg.
/a.r