Kuvendi shqiptar rinis punimet me 4 shtator. Lajmin e ka dhene kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, e cila ka lajmeruar te gjithe deputetet.
“Të nderuar kolegë,
ju njoftojmë se seanca plenare e çeljes së sesionit të V të Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 4 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr.45, datë 30.08.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.
Faleminderit!”, shkruan Nikolla ne mesazhin e saj./m.j