Organizata e Kombeve të Bashkuara, 30 gushtin e njeh si Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.
Më shumë se një shkelje e të drejtave të njeriut ndaj një individi, zhdukja me dhunë është përdorur shpesh si një strategji për të përhapur terror brenda shoqërisë. Ndjenja e pasigurisë e krijuar nga kjo praktikë nuk kufizohet vetëm tek të afërmit e të zhdukurve, por prek edhe komunitetet e tyre dhe shoqërinë në tërësi.
Zhdukja e detyruar është bërë një problem global dhe nuk kufizohet në një rajon specifik të botës. Dikur kryesisht produkt i diktaturave ushtarake, zhdukjet me forcë sot mund të kryhen në situata konflikti të brendshëm, veçanërisht si një mjet për shtypjen e kundërshtarëve politikë.
Qindra mijëra njerëz janë zhdukur gjatë konflikteve ose periudhave të shtypjes në të paktën 85 vende të botës.
Në këto të dhëna, zënë vend edhe të zhdukurit e Kosovës. Ata u kujtuan sot nga autoritetet më të larta kosovare, mes të cilëve edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Autoritetet kosovare përkujtuan 1600 të zhdukurit e Kosovës dhe i kërkuan Serbisë të hapë arkivat për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të zhdukur gjatë luftës./f.s