Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se PD do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e vitit 2025.
Sipas Murrizit ajo që tashmë ka ndodhur brenda të djathtës është diçka që nuk mund të rregullohet me takimet mes Bardhit e Palokës, pasi ata që duhet të ishin takua janë njerëzit që e sollën PD në këtë pikë, Basha e Berisha.
“Është një gjë tashmë e thyer për të cilën nuk shoh ngjitje. Kam qenë konsistent në atë që kam parashikuar që me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar; kam thënë që në zgjedhjet e para politike në 2025 këta do jenë veç, pavarësisht disa takimeve delirante të Bardhit me Palokën.
Është dashur të takohen ata që e shkaktuan këtë ndarje, Basha dhe Berisha. Do shkojnë në zgjedhje veç se duhet të provojnë veten. Grupi i Bardhit, Bashës, Alibeajt janë të ndarë në tre pjesë dhe nuk janë të lirë në vendimet e tyre”, tha Murrizi./m.j