Mijëra turistë që përpiqen të fluturojnë brenda dhe jashtë Britanisë u përballën me vonesa të hënën pasi sistemi i kontrollit të trafikut ajror pësoi një problem në “çështje teknike” që rezultoi në kufizime.
Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS) thanë se ata kanë identifikuar dhe korrigjuar problemin teknik që ndikon në sistemin e kontrollit të fluturimit, raporton NewYorkTimes.
Ata thanë se prioriteti i tyre është gjithmonë sigurimi i pasagjerëve në çdo fluturim në Britani. Ata kërkuan edhe ndjesë për këtë problem që kishte ndodhur.
Linjat ajrore dhe aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar paralajmërime për vonesa, duke këshilluar turistët që të kontrollojnë fluturimet e tyre.
“Ne kemi identifikuar dhe korrigjuar problemin teknik që ndikon në sistemin tonë të kontrollit të fluturimit këtë mëngjes. Tani po punojmë ngushtë me linjat ajrore dhe aeroportet për të menaxhuar fluturimet e prekura në mënyrë sa më efikase. Inxhinierët tanë do të monitorojnë me kujdes performancën e sistemit ndërsa ne i kthehemi funksionimit normal.
Prioriteti ynë është gjithmonë të sigurojmë që çdo fluturim në Britani të mbetet i sigurt dhe na vjen sinqerisht keq për ndërprerjen që po shkakton kjo. Ju lutemi kontaktoni linjën tuaj ajrore për informacion se si kjo mund të ndikojë në fluturimin tuaj”, thanë në një deklaratë Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS)./m.j