• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italianët, jo vetëm për pushime: Erdhën si turistë, por qëndruan në Tiranë dhe hapën një bar

by Java News
28/08/2023 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erdhën në Shqipëri për pushime dhe vendosën që duan të investojnë e kalojnë jetën në këtë vend. Raffaelle Biancareddu dhe Ricardo Virgili janë dy nga grupi shoqëror prej 4 personash që kanë investuar në një prej bizneseve më popullore në vend, atë të bar-restoranteve.

“Erdha në Shqipëri para rreth tre vitesh për herë të parë si turist pasi kisha punuar për 15 vite në Londër në sektorin e shërbimeve për të zbuluar “një tokë të re”. Shumëkush mund të pyesë se pse u desh të hapja pikërisht një bar dhe përgjigja ime është kjo: Është vendi ku njerëzit mund të socializohen, ndërsa italianët që jetojnë në Tiranë mund të gjejnë copëza nga vendlindja e tyre.”, tha Raffaelle Biancareddu, sipërmarrës italian në Shqipëri

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i ndërmarrjeve me pronar italian arriti në 2.875 vitin e shkuar duke u zgjeruar me 200 subjekte në raport me 2021-shin. (grafik 1) Në fakt më shumë se 4 në çdo 10 ndërmarrje të huaja që ushtrojnë aktivitetin e tyre këtu, janë Italiane.Pas gati një viti aktivitet, Ricardo Virgili shprehet i bindur se “ia vlen të investosh në Shqipëri”.

“Absolutisht po. Realiteti që kemi ndërtuar do të ishte shumë i vështirë për t’u arritur në vendet e tjera europiane. Sigurisht që ka shumë për të punuar, por ne si italian sjellim ato që ne dimë për të investuar në Shqipëri. Vendi juaj është një tokë e re, që premton shumë për të huajt.”, tha Ricardo Virgili, sipërmarrës italian në Shqipëri

Megjithatë, ashtu si thuajse gjithë investitorët e huaj, dhe italianët hasin vështirësi në punën e tyre të përditshme.

“Për sa i përket pjesës burokratike jeni ndoshta vendi i vetëm europian me shërbimet thuajse të gjitha elektronike. Megjithatë pengesat në pajisjen me dokumentacion nuk mungojnë, ndërsa duhet punuar edhe në drejtime të tjera për të lehtësuar sa më shumë “thithjen” e investitorëve të huaj.”, tha Raffaelle Biancareddu, sipërmarrës italian në Shqipëri.

Ndërsa për Ricardon, problemi më i madh është gjetja e punonjësve të kualifikuar e veçanërisht kamerierëve.

“Bari që ne kemi hapur ka një tipologji të veçantë.. Ofrojmë kokteje dhe ushqime të tjera elegante dhe kemi hasur vështirësi në gjetjen e njerëzve vërtetë të aftë që të shërbejnë ashtu siç duhet. Ndonëse me vështirësi, kemi gjetur zgjidhje duke ofruar edhe trajnime.”,  Ricardo Virgili, sipërmarrës italian në Shqipëri

Një tjetër sektor që po preferohet gjithmonë e më shumë nga italianët, është ai i pasurive të paluajtshme dhe tregu i qirave ditore. Ky i shtohet bizneseve më tradicionale si tregtia apo manifaktura.

Next Post
VIDEO/ I thanë se kishte vdekur! Nëna ribashkohet me djalin që ia rëmbyen në lindje, pas 42 vitesh

VIDEO/ I thanë se kishte vdekur! Nëna ribashkohet me djalin që ia rëmbyen në lindje, pas 42 vitesh

Comments 1

  1. Bobi says:
    3 years ago

    Zakonisht vine rregullojne dhembet ose hundet dhe ikin ne Itali

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

October 27, 2026
Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In