Në përfundim të intervistës për gazetën greke “Kathimerini”, Rama foli edhe për planet e një ekspozite të ardhshme artistike në Athinë. Kryeministri tha se aktualisht ka disa për të realizuar dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Athinë pas ndjesisë së mirë që ka marrë nga hera e fundit.
Rama tha se arti duhet lënë mënjanë nga politika dhe të mos përdoret nga miqtë e Syriza për t’iu kundërvënë Mitsotakis sepse ekspozita e tij nuk do ta rikthejë në pushtet.
Gazetari: Kryeministër, do doja t’ju falënderoja për këtë intervistë të gjatë dhe, së fundi, dua t’ju pyes se kur prisni të mbahet ekspozitën e ardhshme artistike në Athinë?
Kryeministri Edi Rama: Nuk e di. Kam disa tani, njëra pas tjetrës. Do doja të kthehesha në Athinë për të ekspozuar. Do ta bëj me kënaqësi të madhe, por është ende shumë e freskët ajo që bëra dhe mora një ndjesi shumë të mirë atje, e cila nuk është ndikuar nga gjithë këto gjepurat (e fundit) rreth saj. Dua vetëm t’u them miqve të Syriza-s ta lënë artin mënjanë dhe mos ta përdorin edhe ekspozitën time për t’i thënë Mitsotakis sa budalla është, sepse nuk është ide e mirë të luftosh kështu.
Gazetari: Është politikë, Kryeministër, është politikë dhe ju e thatë edhe më parë që politika është helm në shumë raste.
Kryeministri Edi Rama: Jo, politika është gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë njerëzve, kur njerëzit e përdorin për të zgjidhur së bashku gjëra që nuk i zgjidhin dot të vetëm; kështu e shihnin politikën grekët e vjetër. Në të kundërt, kur politika përdoret për t’iu kundërvënë njerëzve, bëhet e keqe.Unë e dua politikën. Pa politikë, shumë gjëra nuk do të ekzistonin sot. Po kjo nuk është politikë, është budallallëk.T’i kundërvihesh çdo gjëje, të sajosh probleme me çdo gjë për kundërshtarin tënd. Duhet të ketë një arsye se pse Qirjakosi fitoi sërish, apo jo? Nuk mendoj se ekspozita ime do e sjellë Syriza-n në pushtet apo jo?
Gazetari: Po. Pra, ju faleminderit vërtet.Ju uroj çdo të mirë.Shpresoj t’ju shoh në Athinë.
Kryeministri Edi Rama: Jeni i ftuar të vini kur të doni, miku im, kur të doni dhe keni fituar të drejtën e trokitjes së parë në derën time, kështu që sa herë të ketë ndonjë gjë rreth meje në Greqi, ju do jeni zgjedhja ime e parë për të folur.
Gazetari: Është kënaqësi dhe nder të flasësh me ju. Faleminderit.
/a.r