• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspozita në Athinë, Rama: Miqtë e SYRIZA ta lënë artin mënjanë, mos ta përdorin kundër Mitsotakis

by A R
27/08/2023 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të intervistës për gazetën greke “Kathimerini”, Rama foli edhe për planet e një ekspozite të ardhshme artistike në Athinë. Kryeministri tha se aktualisht ka disa për të realizuar dhe shprehu dëshirën për  t’u rikthyer në Athinë pas ndjesisë së mirë që ka marrë nga hera e fundit.

Rama tha se arti duhet lënë mënjanë nga politika dhe të mos përdoret nga miqtë e Syriza për t’iu kundërvënë Mitsotakis sepse ekspozita e tij nuk do ta rikthejë në pushtet.

Gazetari: Kryeministër, do doja t’ju falënderoja për këtë intervistë të gjatë dhe, së fundi, dua t’ju pyes se kur prisni të mbahet ekspozitën e ardhshme artistike në Athinë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di. Kam disa tani, njëra pas tjetrës. Do doja të kthehesha në Athinë për të ekspozuar. Do ta bëj me kënaqësi të madhe, por është ende shumë e freskët ajo që bëra dhe mora një ndjesi shumë të mirë atje, e cila nuk është ndikuar nga gjithë këto gjepurat (e fundit) rreth saj. Dua vetëm t’u them miqve të Syriza-s ta lënë artin mënjanë dhe mos ta përdorin edhe ekspozitën time për t’i thënë Mitsotakis sa budalla është, sepse nuk është ide e mirë të luftosh kështu.

Gazetari: Është politikë, Kryeministër, është politikë dhe ju e thatë edhe më parë që politika është helm në shumë raste.

Kryeministri Edi Rama: Jo, politika është gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë njerëzve, kur njerëzit e përdorin për të zgjidhur së bashku gjëra që nuk i zgjidhin dot të vetëm; kështu e shihnin politikën grekët e vjetër. Në të kundërt, kur politika përdoret për t’iu kundërvënë njerëzve, bëhet e keqe.Unë e dua politikën. Pa politikë, shumë gjëra nuk do të ekzistonin sot. Po kjo nuk është politikë, është budallallëk.T’i kundërvihesh çdo gjëje, të sajosh probleme me çdo gjë për kundërshtarin tënd. Duhet të ketë një arsye se pse Qirjakosi fitoi sërish, apo jo? Nuk mendoj se ekspozita ime do e sjellë Syriza-n në pushtet apo jo?

Gazetari: Po. Pra, ju faleminderit vërtet.Ju uroj çdo të mirë.Shpresoj t’ju shoh në Athinë.

Kryeministri Edi Rama: Jeni i ftuar të vini kur të doni, miku im, kur të doni dhe keni fituar të drejtën e trokitjes së parë në derën time, kështu që sa herë të ketë ndonjë gjë rreth meje në Greqi, ju do jeni zgjedhja ime e parë për të folur.

Gazetari: Është kënaqësi dhe nder të flasësh me ju. Faleminderit.

/a.r

Next Post
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 42-vjeçari arrestohet në një bilardo te “Komuna e Parisit”

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 42-vjeçari arrestohet në një bilardo te “Komuna e Parisit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com