Është vendosur pas disa orësh nën kontroll zjarri në Shpirag të Beratit.
Sot punuan 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri.
Zjarri nisi mbrëmjen e djeshme, vijoi në mëngjes dhe u fik pasdite.
Zjarri i cili filloi mbrëmjen e djeshme në malin e Shpiragut, në Berat vijoi edhe mëngjesin e sotëm dhe u shua pas disa orësh.
Flakët e favorizuara nga era u përhapen me shpejtësi duke shkrumbuar një zonë pylli me pisha dhe shkurre.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Beratit, ardhen edhe forcat e MZSH së Dimalit, reparti ushtarak Poshnjë si dhe helikopterë.