Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp u pyet për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas mungesës së ftesës së darkës informale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë, e thirrur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Rama u përgjigj duke thënë se nuk e ka marrë personale, teksa shtoi se është diçka që ai nuk do e bënte, referuar mungesës së ftesës.
“Unë u bëra ca kohë në këtë detyrë dhe as nuk impresionohem nga momentet e emocioneve dhe ngarkesave që krijon një ngjarje e caktuar dhe as nuk marr personale çfarëdo qoftë, dhe të reagoja ndaj diçkaje që nuk do e bëja vetë. Jo më që ta bëj si ata”, u shpreh Rama./m.j