Vdekja e Prigozhin, pasi avioni u rrëzua pranë Moskës ka ngjallur dyshime të shumta. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja lidhur më këtë ngjarje.
Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino. Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin.
Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova. Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.
Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, thuhet se ajo kishte zhvilluar një bisedë me partnerin e saj, të cilit i kishte treguar se avioni nuk u nis në orën e caktuar dhe se pati një vonesë për shkak të disa kontrolleve teknike.