Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëdnë e ndodhur sot në Pogradec, ku një 12-vjeçare u gjet e pajetë pranë një kasolle në afërsi të banesës së saj.
Mësohet se e mitura është gjetur e vdekur nga gjyshja e saj, ndërsa nuk dihen rrethanat mbi ngjarjen.
Mësohet se viktima ka qenë vetëm në banesë dhe në shtëpinë e saj nuk ka pasur asnjë familjar, dhe më pas është gjetur nga gjyshja. Bëhet me dije se pasi gjyshja e ka gjetur të pajetë mbesën e saj, ka lajmëruar fqinjët dhe policinë. Sipas informacioneve vajza jetonte me te atin, pasi prindërit i kishte të divorcuar.
Vajza nuk ka shfaqur probleme më parë dhe ende është duke u punuar për të zbardhur të plotë ngjarjen nga një grup hetimor. Dyshimet e policisë janë se e mitura është vetëvarur ndërsa në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j