Tritan Shehu ka komentuar darkën e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili do të ftojë liderët e Ballkanit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.
Shqipëria është ftuar në nivel presidenti dhe jo kryeministri
“Rama, me aventurizmin politik demton vendin!
Mungesa e “Shqiperise” ne darken informale te Z. Mitsotakis, eshte pasoje direkte e veprimeve arbitrare, anti demokratike te Rames.
Duhet te jemi te sinqerte e te shohim te verteten ne sy. Kjo eshte e verteta, dhe druaj se gjerat do te perkeqesohen. Duke cenuar maredheniet e rolin tone ne Rajon.
Duke demtuar me pasoja procesin tone te integrimit europian. Eshte nje rrjedhoje e perkeqesimit te maredhenieve me Greqine mike.
Pikerisht si pasoje shperthyese e “ceshtjes Beleri”. Nje tregues i deformimit te rende te demokracise ai, te te drejtave themelore ne vendin tone! I nje autokracie te rrezikeshme”, shkruan Shehu.
Per hir te se vertetes, ishte ftuar presidenti Bajram Begaj nga ana e Mitsotakis ne kete darke informale, i cili e ka njoftuar kryeministrin grek se ka nje axhende te ngjeshur dhe te percaktuar kohe me pare, te cilen ishte i detyruar ta respektonte, e per pasoje duke kerkuar ndjese per mospjesemarrjen.
Por “Rithemelimi” i Berishes ka si target vetem Ramen, dhe jane mesuar me Berishen, pa urdherin e te cilit kur ishte kryeminister, as miza nuk levizte./m.j