Një burrë që abuzoi me stafin e linjës ajrore u deportua nga Irlanda me një avion ushtarak. Shtetasi shqiptar u shoqërua nga oficerë të armatosur të Byrosë Kombëtare të Emigracionit për në aeroplan në Aerodromin Baldonnel.
“Ky fluturim përdoret vetëm pasi të jetë përfunduar vlerësimi i rrezikut nga Garda”- tha një burim për The Sun të cilës Top Channel i referohet.
Urdhri i dëbimit kundër burrit ishte lëshuar në prill pasi ai dështoi të merrte azil në Britaninë e Madhe.
Shqiptari kishte mbërritur në Kork në qershor. Ai u arrestua nga Njësia e Gjurmimit të Evaderëve të GNIB-it, të cilët kanë përgjegjësinë për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarve që u është dhënë urdhër dëbimi.
Një tjetër person do të deportohej gjithashtu nga Irlanda me të njëjtin fluturim më 3 gusht. Pas keqtrajtimit të personelit në avionin komercial, u mor vendimi për transferimin në atdheun e tij me avionin e sigurt ushtarak. Avioni përdoret kryesisht nga Garda për të transferuar njerëz të klasifikuar si “rrezik sigurie” dhe të tjerë të lidhur me krimin e organizuar./f.s