Deputeti socialist Pandeli Majko ka dalë para gazetarëve, duke folur për bojkotin e opozitës. Ai u tregua i ashpër, duke thënë se opozita ka vetëm një arsye për sjelljen e saj, mosvotimin e Reformës në Drejtësi.
“Nuk arrij të kuptoj se çfarë kërkon opozita. Pasi u votua me 100 përqind të votave ajo që kërkoi opozita, ata u larguan. Ne kërkojmë të bëjmë një reformë që do t’i hapë Shqipërisë dyert e Bashkimit Europian.
Përshtypja ime, dhe jo vetëm e imja, është se e gjithë kjo që bën opozita ka një arsye shumë të thjeshtë: të mos votohet Reforma në Drejtësi”, tha Majko.