Pavarësisht miratimit me konsensus të Akteve Nënligjore të Dekriminalizimit, opozita vendosi të braktisë seancën. Në daljë të parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se axhenda e radhës e opozitës është dekusarizimi siç u shpreh ai. Sipas Berishës, opozita do të marrë hapa edhe më ekstreme se bojkoti deri në largimin e të inkriminuarve.
“Axhenda jonë është dekusarizimi. Mos e quani bojkot, edhe më shumë se bojkot, të gjitha opsionet janë të hapura, sepse këto ditë Edi Rama thirri vrasësin për të sfiduar opozitën. Është i hapur dezintegrimi i parlamentit”, tha Berisha.
***
Kuvendi ka miratuar me konsensus Aktet Nënligjore të Dekriminalizimit. Me 114 vota pro, dpeutetët e mazhorancës dhe opozitës i hapën rrugën zbatimit të ligjit.
Në nisje të seancës deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, tha se edhe pse u desh shumë kohë, më në fund u arrit konsensusi për ligjin që do të largojë të inkriminuarit.
“Kriminelët u morën prej dore, dhe u futën në politikë. Të gjitha do kishim jetuar shumë më mirë nëse nuk do kishim nevojë për dekriminalizimin. Do ishim më të nderuar nëse nuk do kishim nevojë për këto rregulla të forta për dekriminalizimin e Parlamentit.
Na duhej ky ligj që ka formën e një karantine për të keqen. Na u desh një vit që të materializonim një ligj. U deshën edhe 3 muaj të tjera për aktët që miratojmë sot dhe hyjnë në fuqi. Është shumë kohë për kaq pak akte”, tha Bylykbashi.