Në tubimin që u zhvillua pasditen e së hënës në Himarë për Fredi Belerin, i pranishëm ishte dhe i vëllai i tij, Leonardo Beleri.
Duke folur në emisionin e mëngjesit në SKAI, vëllai i Fredi Belerit theksoi se në Shqipëri ai po përballet me një çështje demokracie.
I pyetur për moralin e Fredi Belerit që ndodhet në burg, Leonardo tha:
“Po lulëzon, na jep kurajo, në vend që t’i japim ne atij kurajo. Ne marrim forcë prej tij. Fredi e di që ndjekja e tij është politike. Ai ka qenë në politikë që në moshën 20-vjeçare, interesohet për vendin e tij”.
Leonardo Beler shtoi se ata të gjithë duan që Shqipëria të anëtarësohet në familjen e BE-së. Sa i përket pronës, ai tha se në 10-12 vitet e fundit gjithçka që ndërtohet në zonë nuk është e vendasve dhe as e investitorëve të huaj.
“Është vetëm e shqiptarëve. Nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj. Të gjithë janë zyrtarë aktualë dhe ish,”- tha ai, dhe shtoi se nuk mund të ketë zhvillim turizmi pa vendasit.
/a.r