Raketat ruse që vinin nga Deti Kaspik, sulmuan Ukrainën gjatë natës, fillimisht në lindje, më pas duke ndryshuar kursin dhe duke u drejtuan drejt perëndimit, në drejtim të Lviv. Sipas zyrtarëve të Kievit raketat kanë goditur ndërtesat civile dhe një fabrikë.
Sipas kryebashkiakëve të qyteteve të prekura, ka edhe viktima, të plagosur dhe njerëz të evakuuar në Dnipro dhe Lutsk.
Kyiv Independent raporton, duke cituar guvernatorin e rajonit të Volyn, Yurii Pohuliaiko, se tre persona u vranë në sulmin e Rusisë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lutsk, gjatë natës.
“Shumë raketa u rrëzuan, por pati edhe goditje në Lviv,” tha kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovyi, duke shtuar se u dhanë urdhra për të evakuuar të paktën një ndërtesë apartamentesh të djegur.
Në Rusi ka ndodhur një shpërthim në një stacion shërbimi në Makhachkala, një qytet rus në Detin Kaspik, me një zjarr që u përhap shpejt në shtëpi, i cili deri tani ka lënë të paktën 27 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur. Dy persona të tjerë vdiqën dhe 5 u plagosën në një tjetër shpërthim në një fushë nafte në Siberi.
/a.r