Edhe pse sezon veror , shfaqjet e teatrit nuk kanë munguar në Pogradec. “Gruaja e thyer” Simone de Beauvoir ishte shfaqja e radhës që mblodhi shumë qytetarë.
Nën regjinë e Endri Çelës dhe interpretimin e Ariana Tolkës “Gruaja e thyer” solli emocione të forta .
ADRIANA TOLKA
Kjo shfaqje është shumë aktuale, është shfaqje pro njeiut, humaniste, është e rëndësishme ta theksojmë këtë.
ENDRI CELA
REGJISOR
Ne do të vazhdojmë me këtë shfaqje, na vjen mirë që është përqafuar nga publiku. ndalesa e radhës do të jetë në Sarandë.
Shfaqja ka në qendër historinë e Muriel, një 43-vjeçare , e cila pas pesë vitesh që jeton e vetme dhe e mbyllur në apartamentin e saj, mezi pret të nesërmen për tu takuar me ish-bashkëshortin dhe të birin e mitur, që jeton me të atin.
Ky ritakim sjell në vëmendje të gjithë kalavarin e vuajtjeve të Muriel, e cila zhytet në të shkuarën dhe në vend të zgjidhjeve gjen fajtorë për gjithçka që i ka ndodhur në jetë.