Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës.
Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. Ky i fundit në argumente shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës.
Por në argumentet e përdorura Jeton Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas tij për këtë fakt në dijeni vendosen eproret e tyre dhe kjo gjë nuk i është komunikuar oficerëve të tjerë.