Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se qeveria vijon të jetë në ‘armiqësi’ me fermerët, teksa këtyre të fundit do t’u taksojë edhe kasollet.
Në një reagim të bërë në Facebook, Sula shprehet se bujqësia në vend është lënë pas dore dhe se qeveria nuk i ka ndihmuar, duke i detyruar bujqit që të braktisin fshatin, e si pasojë ‘një kilogramë djathë, tashmë kushton sa një kilogramë hashash’.
Reagimi i plotë:
“Armiqësia” e pandalur e qeverisë me fshatin dhe fermerët, do taksojë edhe kasollet.
Inflacioni për muajin Korrik të këtij viti ra, duke shkuar në nivelet e para nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo do të thotë që në treg ka një balancë mes produkteve dhe nevojës për të blerë nga qytetarët.
Por çmimet në Shqipëri nuk ranë siç do ta kërkonte logjika e tregut.
Gama e produkteve që mbajnë flamurin e nivelit të çmimeve më të larta në Shqipëri sipas INSTAT, janë qumështi dhe nënproduktet e tij dhe vezët, me 13.6%.
Fal kontributit të përvitshëm të qeverisë, numri krerëve të lopëve dhe të imtave ka ardhur në rënie. Mungesa e mbështetjes së qeverisë për fermerët vendas dhe stimulimi i produkteve te importit ka bërë që fermerët ta braktisin fshatin dhe tani një kg djathë të kushtojë sa një kg kanabis që është ilegal.
Pasi pa këto te dhëna nga INSTAT, qeveria u angazhua dhe mori masa për tu ardhur në ndihmë blegtorëve
-Masa ishte që këtyre oligarkëve (fermerëve) që janë pasuruar shumë, shteti tu marrë edhe taksën e pasurisë për kasollet ku strehohen lopet e delet. Ky është vizioni dhe zgjidhja e kësaj qeverie për të stimuluar fermerët.
– Por jo vetëm kaq, me vendimin e qeverisë, ndryshohen edhe çmimet e referencës që taksa e pasurisë për kasollet të jetë sa më e lartë.
-Të marrim sa më shumë para nga këta fermerët që e shkatërruan Shqipërinë dhe tja japim paratë atyre që aplikojnë te IPARDI për bujqësinë por lekët i bëjnë beton në bregdetin e jugut. Dhe këtyre të fundit u heqim edhe taksat dhe ulim edhe dividentin