Numri i refugjatëve dhe migrantëve në Greqi ka arritur rreth 32 000 persona, njoftoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes, Dimitres Vitsas.
“Aktualisht në ishujt e detit Egje ndodhen 6 857 refugjatë dhe në Greqinë kontinentale 24 985”, theksoi Vitsas gjatë një konference për shtyp të përbashkët me ministrin e ngarkuar me Poltikat e Imigracionit, Yannis Mouzalas, mbi menaxhimin e krizës migratore.
“Situata është mbi të gjitha e rëndë në kufirin verior të Greqisë me Maqedoninë ku më shumë se 11 500 persona presin të kalojnë kufirin për të vajtur në vendet e Evropës Veriore”, sipas policisë rajonale.