Edhe pse burime nga Kuvendi deklaruan më parë se Balla dhe Bylykbashi kanë rënë dakord për të gjitha çështjet, mësohet se negociatat vijojnë ende.
Pasditen e së enjtes, takimi që po zhvillohet në zyrën e kreut të Kuvendit duket se ka ngecur në çështjen e përmbajtjes së formularit të vetëdeklarimit.
Ndërsa Kuvendi pret edhe vizitën e zyrtares së lartë të BE, Federika Mogherini, burime njoftojnë se Pd këmbëngul te çështja e emrave në formular. Demokratët kërkojnë që zyrtarët e lartë të deklarojnë edhe emra të tjerë nëse kanë përdorur më parë.