Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai paralajmëron se rasti i Arben Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëvizë. Sipas tij, dosjet si “Gërdeci”, “21 Janari”, afera e “CEZ-DIA” dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani” pritet të hapen dhe Klosi zbulon se faktet janë aty, thjesht hapja e tyre do të ndodhë në kohën e duhur.
I pyetur lidhur me ndryshimet në qeveri dhe shkrirjes së sekretariatit nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ai u shpreh se nuk është ngjarje me rëndësi shkrija e sekretariatit pasi sipas tij, do të zgjidhet sekretariati i ri. Lidhur me emërimin e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme ai u shpreh se ishte domosdoshmëri pas shkarkimit të Bledi Çuçit. I pyetur lidhur me raportet mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit, ai tha se marrëdhënia mes tyre është prishur pasi kanë mendime të ndryshme se si duhet të sillet Kosova në këtë situatë të vështirë. Sa i përket luftës Ukrainë-Rusi, Klosi deklaroi se kjo luftë pritet që të zgjatë. Sipas tij, pasojat e saj janë ndierë në Europe dhe në të gjithë botën.
Emërimi i Ballës ishte nevojë, duke qenë se iku ai tjetri dhe normalisht do vinte dikush në vend të tij. Sa i takon sekretarit mendoj se duke qenë se është shpallur kongresi në shtator tani janë pushimet më mirë të bëhet kongresi pa sekretariat është më objektive. Po edhe dy muaj janë, apo një muaj e gjysmë shumë pak kohë ka mbetur, nuk është se është ndonjë ngjarje e rëndësishme pse e shkriu sekretariatin, do zgjidhet sërish i riu.
Deri tani u ankuam që SPAK nuk po lëvizte, ose ishte i ngadalshëm, por me duket se po lëviz. SPAK heq koren e një problemi pasi është gjykata ajo që do vendos por ama nëse hiqet korja nuk vihet në lëvizje gjykata, kështu që SPAK ka një detyrë shumë të rëndësishme. Edhe sikur të gabojë e korrigjon gjykata. Rasti Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëviz.
Këto zëra nuk kanë ardhur tek unë, por ata që kanë gabuar duhet të përballen me drejtësinë.
Të djathtët me ato që kanë bërë faktet aty janë, kurse këta që janë në pushtet i kanë gjërat më të freskëta. Për mua s’ka diferencim të majtë ose të djathtë, SPAK duhet që të bëjë punën e tij. E thash në fillim faktet e tyre nuk ndryshojnë me, ne duhet ti nxisim që të përparojnë në punën e tyre. Kështu që SPAK duhet të bëjë punën s’ka rëndësi i majtë apo i djathtë, rëndësi ka që të tjerët të mendohen më shumë për gabimet që do të bëjnë.
Kurti është prishur me partnerët ndërkombëtar prandaj është prishur edhe me Shqipërinë. Ata e kanë thënë se nuk kanë asgjë, por kanë mendime të ndryshme se si duhet të sillet Kosova në këtë situatë të vështirë. Kurti po prishet me partnerët dhe Rama këtë e konsideron si një gjë shumë të rëndë, duke qenë se janë vetëm partnerët ata që mund të konsiderojnë sovranitetin e Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës, sepse nuk është një shtet normal është në fuqi 1244, këshilli i sigurimit. Duhet ta keni dëgjuar që kur kryeministri kosovar bleu dy dron u mburr dhe më vonë doli shefi KFOR tha hapësirën ajrore të Kosovës e kemi ne tha, çdo lëvizje që mund të bëjnë Kosovarët do na marrin leje, me një fjalë tha i bletë kot ato, duhet marr leje duhet të merret leje, jo se do marrin leje për luftë, por qoftë edhe për hedhjen e ujit mbi zjarre për detyra të tilla të tilla civile. Por, që marrëdhënia e tanishme mes dy kryeministrave është në lidhje me marrëdhëniet me partnerët nuk është midis nesh, kështu që nuk shoh ndonjë gjë për tu shqetësuar. Për tu shqetësuar është fakti që Kosova është duke u larguar nga partnerët ndërkombëtar dhe them se do gaboj. Nëse Kurti do ndryshoj qëndrim apo do iki para se të ndryshoj qëndrim këtë se di. Por që nuk ka rrugë tjetër, nuk mund të sakrifikohet Kosova për Kurtin.
Mendoj se do zgjas se këtë e pranojnë të gjithë. Për fat të keq të të dy atyre popujve do zgjas, Ukrainës të parës, por edhe të Rusisë sepse edhe nga Rusia po vriten dhe po shkatërrohen. Asnjëra palë nuk e zotëron dot tjetrën kështu që lufta do zgjas, nuk është se është vetëm problem i atyre dy vendeve, por të gjithë e dimë se ajo luftë krijoj shumë probleme edhe në Europë dhe në të gjithë botën lidhur me karburanteve, ushqimet, marrëveshja për grurin është prishur OKB po ankohet. Kështu që janë shumë faktor që lidhen me luftën nuk është vetëm problem i dy kombeve. Edhe te tjerët janë duke e ndjerë. Janë dy kombe që deri para shume kohësh kanë qenë bashkë dhe kanë opinione të ndryshme për gjërat.