• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Kur priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”

by Java News
04/08/2023 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai paralajmëron se rasti i Arben Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëvizë. Sipas tij, dosjet si “Gërdeci”, “21 Janari”, afera e “CEZ-DIA” dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani” pritet të hapen dhe Klosi zbulon se faktet janë aty, thjesht hapja e tyre do të ndodhë në kohën e duhur.

I pyetur lidhur me ndryshimet në qeveri dhe shkrirjes së sekretariatit nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ai u shpreh se nuk është ngjarje me rëndësi shkrija e sekretariatit pasi sipas tij, do të zgjidhet sekretariati i ri. Lidhur me emërimin e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme ai u shpreh se ishte domosdoshmëri pas shkarkimit të Bledi Çuçit. I pyetur lidhur me raportet mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit, ai tha se marrëdhënia mes tyre është prishur pasi kanë mendime të ndryshme se si duhet të sillet Kosova në këtë situatë të vështirë. Sa i përket luftës Ukrainë-Rusi, Klosi deklaroi se kjo luftë pritet që të zgjatë. Sipas tij, pasojat e saj janë ndierë në Europe dhe në të gjithë botën.

-Po vendimi i kryeministrit Edi Rama për të shkrirë sekretariatet në Partinë Socialiste dhe ndryshimet në qeveri sikundër është emërimi i Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm si e shihni?

Emërimi i Ballës ishte nevojë, duke qenë se iku ai tjetri dhe normalisht do vinte dikush në vend të tij. Sa i takon sekretarit mendoj se duke qenë se është shpallur kongresi në shtator tani janë pushimet më mirë të bëhet kongresi pa sekretariat është më objektive. Po edhe dy muaj janë, apo një muaj e gjysmë shumë pak kohë ka mbetur, nuk është se është ndonjë ngjarje e rëndësishme pse e shkriu sekretariatin, do zgjidhet sërish i riu.

-Si ju duket lëvizja e SPAK, e cila tashmë po godet korrupsionin në nivel të lartë, sikundër është rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tashmë rrezikon burg, pasi Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e tij?

Deri tani u ankuam që SPAK nuk po lëvizte, ose ishte i ngadalshëm, por me duket se po lëviz. SPAK heq koren e një problemi pasi është gjykata ajo që do vendos por ama nëse hiqet korja nuk vihet në lëvizje gjykata, kështu që SPAK ka një detyrë shumë të rëndësishme. Edhe sikur të gabojë e korrigjon gjykata. Rasti Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëviz.

-Ka zëra se Arben Ahmetaj ka bashkëpunuar me Ilir Metës, duke qenë se dosjen e inceneratorëve ja dha ai Partisë së Lirisë. Keni një koment në lidhje me këtë?

Këto zëra nuk kanë ardhur tek unë, por ata që kanë gabuar duhet të përballen me drejtësinë.

– A ka ardhur koha që SPAK të godasë edhe djathtas, pasi shohim që shumë zyrtarë të korruptuar po livadhis në lëmin e politikës pa ju hyri gjemb në këmbë, të cilët janë përgjegjës për “Gërdecin”, “21 Janarin”, afera e “CEZ-DIA” dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”?

Të djathtët me ato që kanë bërë faktet aty janë, kurse këta që janë në pushtet i kanë gjërat më të freskëta. Për mua s’ka diferencim të majtë ose të djathtë, SPAK duhet që të bëjë punën e tij. E thash në fillim faktet e tyre nuk ndryshojnë me, ne duhet ti nxisim që të përparojnë në punën e tyre. Kështu që SPAK duhet të bëjë punën s’ka rëndësi i majtë apo i djathtë, rëndësi ka që të tjerët të mendohen më shumë për gabimet që do të bëjnë.

-Ndërkohë një pyetje e kam për raportet Kosovë-Shqipëri, të cilat janë tejet të tensionuara. Ç’po ndodh mes kryeministrit Edi Rama dhe atij kosovar, Albin Kurti?

Kurti është prishur me partnerët ndërkombëtar prandaj është prishur edhe me Shqipërinë. Ata e kanë thënë se nuk kanë asgjë, por kanë mendime të ndryshme se si duhet të sillet Kosova në këtë situatë të vështirë. Kurti po prishet me partnerët dhe Rama këtë e konsideron si një gjë shumë të rëndë, duke qenë se janë vetëm partnerët ata që mund të konsiderojnë sovranitetin e Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës, sepse nuk është një shtet normal është në fuqi 1244, këshilli i sigurimit. Duhet ta keni dëgjuar që kur kryeministri kosovar bleu dy dron u mburr dhe më vonë doli shefi KFOR tha hapësirën ajrore të Kosovës e kemi ne tha, çdo lëvizje që mund të bëjnë Kosovarët do na marrin leje, me një fjalë tha i bletë kot ato, duhet marr leje duhet të merret leje, jo se do marrin leje për luftë, por qoftë edhe për hedhjen e ujit mbi zjarre për detyra të tilla të tilla civile. Por, që marrëdhënia e tanishme mes dy kryeministrave është në lidhje me marrëdhëniet me  partnerët nuk është midis nesh, kështu që nuk shoh ndonjë gjë për tu shqetësuar. Për tu shqetësuar është fakti që Kosova është duke u larguar nga partnerët ndërkombëtar dhe them se do gaboj. Nëse Kurti do ndryshoj  qëndrim apo do iki para se të ndryshoj qëndrim këtë se di. Por që nuk ka rrugë tjetër, nuk mund të sakrifikohet Kosova për Kurtin.

-Po sa i takon luftës Ukrainë-Rusi, si e shikon dhe a ka shpresë se ajo mund të përfundojë?

Mendoj se do zgjas se këtë e pranojnë të gjithë. Për fat të keq të të dy atyre popujve do zgjas, Ukrainës të parës, por edhe të Rusisë sepse edhe nga Rusia po vriten dhe po shkatërrohen. Asnjëra palë nuk e zotëron dot tjetrën kështu që lufta do zgjas, nuk është se është vetëm problem i atyre dy vendeve, por të gjithë e dimë se ajo luftë krijoj shumë probleme edhe në Europë dhe në të gjithë botën lidhur me karburanteve, ushqimet, marrëveshja për grurin është prishur OKB po ankohet. Kështu që janë shumë faktor që lidhen me luftën nuk është vetëm problem i dy kombeve. Edhe te tjerët janë duke e ndjerë. Janë dy kombe që deri para shume kohësh kanë qenë bashkë dhe kanë opinione të ndryshme për gjërat.

Next Post
“Ja si qëndron e vërteta…”/ Berisha publikon një foto të Tahirit nga burgu, reagon Drejtoria e Burgjeve: S’ka menzë, ushqimi në dhoma

"Ja si qëndron e vërteta..."/ Berisha publikon një foto të Tahirit nga burgu, reagon Drejtoria e Burgjeve: S'ka menzë, ushqimi në dhoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In