Një 59-vjeçar nga Kosova është plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar në zonën e Kunës në Shëngjin.
Mësohet se shkak për therjen me thikë të 59-vjeçarit Selim Bllaca janë bërë mbeturinat. Kjo pasi Bllaca dhe autori Hazir Berisha, po nga Kosova, jetonin në të njëjtin pallat dhe 59-vjeçari ishte edhe administrator pallati.
Duke ditur detyrën e tij për mbajtjen pastër të pallatit, ai i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij që të mos i hidhte mbeturinat vend e pa vend. Debati mes tyre ka nisur që gjatë paradites por ka agravuar në mbrëmje ku dhe janë përplasur fizikisht.
66-vjeçari Hazir Berisha e ka goditur me thikë në zemër Bllacën i cili në gjendje të rënduar është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
/a.r