Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani, është zyrtarisht mesfushor i skuadrës së Leçes në Itali.
Vetë klubi i Serisë A ka njoftuar, paraditen e sotme, akordin me klubin e Aberdinit për transferimin e Ramadanit.
“Lojtari shqiptar do të jetë në Leçe në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.
/a.r