Nga Eduard Zaloshnja
Miliona shtetas te huaj po vijne per pushime ne Shqiperi. Kalojne dite te nxehta ne bregdetin adriatik e jonian, duke paguar çadra e shezlongje 10-30 euro per çift. Paguajne 100-300 ne nate per hotelin dhe 10-30 euro per nje rizoto (pilaf me pak salce e ndonje garnityre te lehte).
Fale zotit, ende nuk kane zbuluar Pogradecin, ku ende nje çift shqiptar, mund te paguaje per te gjitha keto te permendurat me siper pothuaj 10 here me pak, dhe te kenaqet sipas deshires…
Ne qofte se preferon freskun, mund ta pije kafen buze gjolit heret ne mengjez me xhakovento kraheve ( se eshte fresket, teksa pjesa tjeter e Shqiperise zhuritet). Ose mund te beje nje xhiro ne pedonalen e Pogradecit ne mbremjen gjithmone te fresket.
Ne qofte se preferon plazhin, mund ta shfrytezoje ate falas gjate dites ne plazhet publike te pajisura me çadra nga bashkia, ose te paguaje 3-4 euro n plazhet private.
Per tehraqijte e ushqimeve t ndryshme, restorantet e shumta ofrojne nga kernackat e peshqit lokale, deri tek pjatat elegante italiane e franceze. Per te mos permendur edhe picerite e shumta.
Per ata qe jeten e nates e shijojne me ze te ulet, disa lokale gjate vijes se liqenit, qe kane muzike retro shqiptare dhe te huaj. Per ata qe e duan me te zhurmshme, kane disa night clubs ne lindje te vijes se plazhit, ku kendojne live kengetare me fame kombetare.