Një 54-vjeçar ka përfunduar në pranga në Durrës. Ai ka ngacmuar seksualisht një 52-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 54 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 52-vjeçare”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r