Të paktën 13 trafikantë drogë dhe pjesëtarë bandash mbetën të vrarë pas një operacioni të policisë braziliane në një lagje të varfër të Sao Paulos.
Operacioni i forcave të rendit erdhi një ditë pasi një oficer policie humbi jetën gjatë patrullimit në rajonin e Guarazas.
Aksioni u kritikua shumë politikanë vendas, të cilët dënuan ndërhyrjen e dhunshme të policisë gjatë aksionit “Mburoja”.
Sipas të dhënave, gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan 32 të dyshuar të tjerë si dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge dhe armatimi.
“Është e papranueshme që kriminelët të sulmojnë një oficer policie. Ne nuk dëshirojmë konfrontim, por nuk tolerojmë sulme të tilla”, u shpreh guvernatori i Sao Paolos.
Nga ana e saj, Amnesty International kritikoi guvernatorin e Sao Paulos për deklaratat e tij. “Deri kur liderët do legjitimojnë brutalitetin e policisë?”, shkroi organizata për të drejtat e njeriut në rrjetet e saj sociale.
/a.r