Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se Ligji për Pagën Minimale për mund të hyjë në fuqi vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencën e Kosovës.
”Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka thënë ai.
Më 21 korrik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Pagën Minimale. Kjo pasi në ligj nuk janë përfshirë edhe veteranët e luftës, të cilët thonë se sipas ligjit për veteranët pagesa e tyre mujore përcaktohet sipas pagës minimale.
Ligji për Pagën Minimale përfshin pagën 264 euro bruto, pa dallim moshe. Me ligin e vjetër paga minimale është 130 euro për personat deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 pas kësaj moshe. Veteranët paguhen 170 euro, por thonë se është padrejtësi të mos përfshihen në rritje./m.j