Avokatja Enida Bozheku foli në lidhje me dhunën ndaj grave dhe urdhri i mbrojtjes që jepet për këto të fundit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se edhe pse jepet urdhri i mbrojtjes për gratë e dhunuara nuk zbatohet.
Ajo ia ka hedhur fajin gjyqtarëve duke thënë se këto të fundit nuk janë aq të aftë sa të dallojnë frikën e viktimave që bien pre e dhunës dhe janë nën presion të vazhdueshëm.
“Ligji në parim është i mirë por është një ligj për mendje të hapura sa për një vend si Shqipëria që ka problemet e veta të mentaliteti.
Urdhri i Mbrojtjes një vjeçar në seancë të parë, rrallë merret dhe merret në seanca shumë problematike dhe kur vjen puna te pendesa që ky është problem I viktimës, që shkojnë në seancën e dytë gjyqësore, ajo mund të ketë pasur shumë presione ndërkohë.
Por këtu prapë është roli i gjyqtarit që duhet me doemos ta kuptoj këtë presion psikologjik. Nuk kemi gjyqtarë të trajnuar apo të mirë trajnuar për të nuhatur frikën e viktimës. Pesha e fajit i bie sistemit të gjyqësorit”- tha ajo./m.j