• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është prokurori që “kërcënon” Donald Trump dhe po mban në burg Hashim Thaçin?

by Java News
31/07/2023 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai aktualisht është duke drejtuar dy hetime të veçanta penale për një ish-president amerikan, por Jack Smith nuk është i panjohur në çështje me ndjeshmëri të lartë dhe për popullin shqiptar.

Gjatë dy dekadave të fundit, 54 vjeçari Smith ka ndjekur zyrtarë publikë në SHBA dhe jashtë saj.

Prokurori veteran është munduar të mbajë një profil të ulët që nga emërimi i tij si këshilltar special në dy hetimet ndaj Donald Trump nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e cilësoi Smith nëntorin e kaluar, si zgjedhjen e duhur për të përfunduar çështje në një mënyrë të paanshme dhe urgjente.

Prokurori i posaçëm e akuzon ish-presidentin për 40 shkelje të rënda për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

Ai gjithashtu pritet të akuzojë Trump dhe për përpjekjet e tij për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

I diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvardit, ai filloi karrierën e tij në vitin 1994 si ndihmës avokat qarku në zyrën e prokurorit të Manhatanit.

Në vitin 2008, Smith shkoi në Hagë, ku mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ai u kthye në Departamentin e Drejtësisë dy vjet më vonë si shef i njësisë së integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë, i cili ndjek krimet federale.

Smith ka shënuar shumë “fitore” të dukshme gjatë karrierës së tij, duke përfshirë çuarjen në burg të ish-kryetarit të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Sheldon Silver, nën akuzën e korrupsionit.

Në vitin 2015, prokurori Smith pranoi një post në zyrën e prokurorit federal në Nashville, në mënyrë që të ishte më pranë familjes.

Në 2018, ai u kthye në Hagë, ku mori detyrën e kryeprokurorit të gjykatës për hetimet për krime lufte në konfliktin e viteve 1990 në Kosovë.

Kur prokurori Garland i ofroi punën e këshilltarit special në Uashington kundër Trump, ekipi i Smith po përgatitej për gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./m.j

Next Post
Gjynah është vetëm kush mendon se shqiptarët u bënë bashkë për Genc Fugën, për gjynah!

Gjynah është vetëm kush mendon se shqiptarët u bënë bashkë për Genc Fugën, për gjynah!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In