Një nënë britanike e dhjetë fëmijëve ka vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm në një autostradë në Francën veriore.
Gruaja, e quajtur Miriam Posen 49-vjeçare nga Stamford Hill në Londër, vdiq në vendngjarje së bashku me dy persona të tjerë pas përplasjes së tre automjeteve.
Nëna po udhëtonte me familjen e saj, kur aksidenti ndodhi në jug të Lens të dielën në mbrëmje.
Vajzat dhe burri i saj u plagosën rëndë në aksident dhe u dërguan me urgjencë në spital. Gjithashtu kanë mbetur të vrarë një grua 75-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar./m.j