Një konflikt ka ndodhur në Fushë Krujë mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hidrovor të Hamallës.
Konkretisht ditën e sotme Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi komshinj të tyre.
Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.
Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës kanë me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta.
Ata i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familje madje Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ja drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 here në drejtim te tyre.
/f.stafa