Rreth 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në 2020, Ndue Gjergji janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për Paulin Markun, i njohur edhe si Ndue Gjergji i vrarë në qershor të 2020 në Laç nga persona të maskuar me uniforma policie.
Me akuzën se këto pasuri janë të përfituara nga trafiku i drogës, janë sekuestruar 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 dyqane, 1 vilë dhe një licencë për transport udhëtarësh.
Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.
Pasuritë e sekuestruara:
- 11 garazhe,
- 18 apartamente,
- 1 truall,
- 2 njësi,
- 1 vilë,
- licencë për transport udhëtarësh,
- 3 shoqëri aksionere,
- 1 kazino
- 9 automjete
Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip ‘Golf 5’.
/f.stafa