• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomohen 80 oficerë të rinj të FA, Peleshi: Paketë mbështetjeje të shtuar, për të përballuar sfidat e kohës

by Java News
28/07/2023 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

80 oficerë të rinj do t’i shtohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Pas përfundimit me sukses të studimeve në Akademinë e Forcave të Armatsura ata u titulluan në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA general major Arben Kingji, gjeneralë, drejtorë e familjarë.

Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Peleshi vlerësoi rrugëtimin e këtyre të rinjve që zgjodhën edukimin ushtarak, një sfidë jo e lehtë, siç u shpreh ai, por një zgjedhje e mbështetur tek vlerat, patriotizmi dhe kombi.

“Shërbimi në Forcat e Armatosura është më shumë sesa një mision, ai është mishërimi i detyrës së vështirë, sakrificës por në të njëjtën kohë është sfida e të qenurit i pari aty ku e kërkon kombi e detyra”, theksoi në fjalën e tij z.Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes vlerësoi gjithashtu edhe punën që bëhet në Akademinë e FA për formimin e të rinjve që zgjedhin të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. “Synojmë ta kthejmë këtë akademi në një “laborator” të formimit të gjeneratës së re të oficerit të ri, liderit të ardhshëm më të mirë në nivel kombëtar”, deklaroi ministri Peleshi.

Për vitin akademik 2023-2024 në këtë Akademi do të çelen programet bachelor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes” dhe “Shkënca Komunikimi në Fushën e Mbrojtjes”, programe, të cilat sipas ministrit mbështeten në komponentët e lidershipit, karakterit, ekselencës akademike e përgatitjes së lartë fizike, model i huazuar nga eksperienca 240 vjeçare amerikane, falë partneritetit me Akademinë Ushtarake të SHBA-ve Ëest Point.
Më tej, gjatë fjalës së tij, Ministri Peleshi tha se, “si vend anëtar i NATO-s, këta oficerë do të mësojnë të drejtojnë ekipe efektive plotësisht të afta të mbështesin operacionet e përbashkëta dhe shumëkombëshe, në mesin e një ndryshimi teknologjik dhe organizativ të shpejtë e të vazhdueshëm”.
Ministri i Mbrojtjes njoftoi se kanë nisur bashkëpunimet me qendrën e ekselencës kibernetike në Estoni, ndërsa ka filluar edhe procesi për anëtarësimin në qendrën e ekselencës në Finlandë për kërcënimet hibride.

Duke folur për ngritjen e qendrës së Inovacionit teknologjik, pjesë e FA, ministri Peleshi tha se ajo do të shërbejë për për thithjen dhe vënien në zbatim të ideve inovative në funksion të përmirësimit të kapaciteteve dhe standardeve, si dhe kushteve të punës e jetesës së djemve dhe vajzave në uniformë. “Sfidave që paraqet koha, por edhe falë profesionit tuaj të veçantë, qeveria shqiptare ka vendosur tu përgjigjet nëpërmjet një vëmendjeje të shtuar, duke ofruar një paketë mbështetjeje komplekse që përfshin modernizimin, rritjen e pagave, trajtim financiar për vështirësitë si dhe mbështetje me strehim për oficerët që shërbejnë larg qendrave të tyre të banimit”, theksoi ministri Peleshi.

Në fund ai ftoi të rinjtë e të rejat që të ndjekin rrugën e këtyre oficerëve të sapodiplomuar, t’u bashkohen Forcave të Armatosura, për t’i shërbyer një realiteti të ri, më të mirë pajisur, më të mirë trajnuar dhe më të mirë arsimuar.
Pjesë e oficerëve të rinj që sapo morën këtë titull janë edhe 52 studentët e brezit të parë të degës “Shkenca Ushtarake”, ndërsa 28 janë të kursit të oficerit të ri. Mes tyre titullin “oficer” e morën edhe 21 vajza.

Next Post
FOTO/ Qeveria mbledhje 2-ditore në Tepelenë, mbërrin Rama dhe ministrat e kabinetit

FOTO/ Qeveria mbledhje 2-ditore në Tepelenë, mbërrin Rama dhe ministrat e kabinetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In