Gjykata e Lartë rrëzoi ankimimet e ish-gruas dhe partneres aktuale të Arben Ahmetajt kundër vendimeve të SPAK dhe GJKKO për sekuestrimin e dy vilave në Hammallaj dhe në Palasë.
Trupi gjykues vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga partnerja aktuale e Ahmetajt Erjol Hoxha lidhur me sekuestrimin e vilës në Hamallaj dhe ish-gruaja e tij, Albina Mancka per heqien e sekuestros për vilën në Palasë për të cilën ka bërë rekurs edhe shtetasja shqiptaro zviceriane Elda Dinaj. Pak ditë më parë SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn i cili nuk u gjet brenda vendit pasi gjykata aprovoi arrestimin e tij.
Arben Ahmetaj është shpallur në këkrim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.
/f.stafa